Armend Agolli u shkarkua nga LDK: Ja çka i kishte ndodhur më 18 dhjetor me një sorrë dhe shqiponjë

Armend Agolli u shkarkua nga LDK: Ja çka i kishte ndodhur më 18 dhjetor me një sorrë dhe shqiponjë

Ish kandidati për kryetar të Mitrovicës nga LDK është shkarkuar nga kjo parti, dega Mitrovicë, pas dyshimeve se ka bashkëpunuar me oponentët politikë. Por, një rast interesant nga Facebook-u i tij na e ilustron më mirë se si Facebook megjithatë ndërmerr veprime kur cenohet vërtetësia e një informacioni.

Duke u munduar t’i paraqiste si të parëndësishme fjalët që thuheshin për të, ndoshta, z. Agolli kishte përdorur alegorinë e një shqiponje së cilës nuk i hante palla [pop] për çukitjet që i bënte një sorrë.

Por, problematikja qëndronte në faktin se z. Agolli e shihte sorrën si të vetmin shpend që kishte guxim t’i bjerte në qafë znj. Shqiponjë, e cila është edhe simbol i Shqipërisë e po ashtu edhe i vendeve tjera.

Facebook, me fakt-checkers të pavarur, konsiderojnë që sorra në fakt nuk është i vetmi shpend i cili bjen në qafë shqiponjës tonë të dashur.

“Kontrollimi i Faktit: Sorra NUK është i vetmi shpend që guxon të çukis shqiponjën!” – shkruhet në reagimin që Facebook i ka bërë z. Agolli.

Statusi dhe reagimi i Facebookut: 

I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjer në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hapë krahët dhe fillon të fluturoj lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit.
Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë….. e huazuar ❤️✌️??

Shpërndaje në: