Arsenal nuk e fton Szczesnyn në turne, një hap larg Juves

Portieri polak, Wojciech Szczesny nuk do të jetë pjesë e Arsenalit as në këtë sezon që po vie.
Sipas The Sun, Juventusi është në pole position për t’i siguruar shërbimet e portierit polak.
Në garë për të është edhe gjiganti tjetër italian, Inter.
Szczesny është lënën jashtë turneut te Topçinjve pasi Arsene Wenger nuk e shikon atë në planet e tij.
Gjithsesi e ardhmja e lojtarit pritet të zgjidhet brenda muajit.
Szczesny në dy sezonet e fundit ishte i huazuar në skuadrën e AS Romës. /Periskopi/