Arsenali bëhet horë në shtëpi, Xhaka shfaqet i lumtur duke e ‘çkyer’ një biftek (Foto)

Arsenali bëhet horë në shtëpi, Xhaka shfaqet i lumtur duke e ‘çkyer’ një biftek (Foto)

Arsenali sot u mposhtë në shtëpi nga Crystal Palace[3:2] dhe kështu bëri një hap prapa në garë për vendin e katërt që ia siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm

Tifozët e Arsenalit nuk patën një vikend të mirë pasi panë skuadrën e tyre të zemrës duke u mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace, transmeton Periskopi.

Crysta Palace fitoi 3-2 në një ndeshje ku Granit Xhaka nuk ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit, derisa shqiptari tjetër, Shkodran Mustafi aktualisht është njeriu më i urryer pas gabimit që bëri sot dhe që i kushtoi me humbje në fund londinezëve.

Por, Granit Xhaka edhe pse Arsenali ka humbur dhe tifozët janë të mllefosur, ai ka gjetur kohë për të shijuar një biftek me të afërm.

E për më shumë Xhaka e ka publikuar foton në Instagram ku shihet mjaft i lumtur pasi provoi njërin nga biftekët më të mirë.

Ai dukej i lumtur edhe pse sot skuadra e tij u mposhtë nga Crystal Palace dhe bëri një hap prapa në garën për vendin e katërt, vend i cili siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: