As në Amerikë nuk e duan Balen, vështirë se ekziston klub në botë që mund ta përballojë pagën e tij

As në Amerikë nuk e duan Balen, vështirë se ekziston klub në botë që mund ta përballojë pagën e tij

Gareth Bale raportohet se është refuzuar nga një klub i MLS-së, për shkak të kërkesa astronomike për pagë.

Uellsiani vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madridi, por paga e tij prej 715 mijë eurove në javë, nënkupton se pak klube mund ta përballojnë këtë, transmeton Periskopi.

Kontrata aktuale e Bale nuk përfundon deri në vitin 2022 dhe Zinedine Zidane mezi priste ta hiqte qafe atë më 2019, por një transferim te Jiangsu Suning, ku do të paguhej një milion në javë, dështoi në ditën e fundit.

Bale u rikthye në skuadrën e parë të “Los Blancos”, por ka dështuar të ketë impaktin e duhur, duke shënuar vetëm tri gola dhe dy asistime në 18 paraqitje këtë sezon.

Sipas “Athletic”, Bale iu ofrua klubit të MLS-së nga Konferenca e Lindjes, por kërkesa astronomike për pagë ishte bllokada kryesore. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: