Bajrami thotë se Nagavci po i kërkon SBASHK-ut ta bëjë atë që s’e bën as Ministria e Financave

Bajrami thotë se Nagavci po i kërkon SBASHK-ut ta bëjë atë që s’e bën as Ministria e Financave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se ministrja po kërkon nga SBASHK-u atë që nuk po mund ta bëjë as Ministria e Financave.

“Ministrja tha që kemi kërku prej SBASHK-ut që me ardhë ata me lista se kush është i dëmtuar më shumë prej inflacionit. Kështu e the, se mësimdhënësit nuk janë dëmtuar krejt njëjtë prej inflacionit”, tha Bajrami.

Ajo theksoi se masat e Ministrisë së Financave janë “uniforme”.

“Ju një kabinet i tërë nuk po arrini me i kategorizu njerëzit. Krejt masat tuaja janë uniforme. 100 euro për krejt të punësuarit, për krejt qytetarët”, tha Bajrami.

Deputetja ia kujtoi ministres se kishte qenë drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe se e ka një pjesë të përgjegjësisë.

“Nuk mundeni me u anku për arsimin në 20 vitet e kaluara sepse ju keni qenë drejtoreshë në komunën më të madhe në vend, që është e Prishtinës”, tha Bajrami.

Shpërndaje në: