Behar Maliqi prezantohet te Malisheva

Behar Maliqi prezantohet te Malisheva

Malisheva ka njoftuar se ka kompletuar zyrtarisht transferimin e Behar Maliqit.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Malishevës në faqen e tyre në facebook:

Mirë se vjen Behar Maliqi!!!

Behar Maliqi konsiderohet si njëri nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në Superligë. Maliqi vlerësohet për aftësinë e tij për të rifituar topin në mesfushë dhe për të konvertuar shpejt posedimin. Leximi i tij i lojës është konsideruar i jashtëzakonshëm.

Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pasë parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë.

Karrierën si futbollist Maliqi e filloi me FC Prishtinën e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te KF Partizani për sezonin 2013-2014. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Maliqi rikthehet në Superligë ku nënshkroi me Feronikelin,. Luajti për Llapin përsëri për Prishtinën dhe së fundmi ishte prapë pjesë e FC Feronikelit.

Një përvojë mbresëlënësë si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar dhe kompeticione tjera:

BKT Superliga e Kosovës

Abissnet Superiore

Kupa e Kosovës

Kupa e Shqipërisë

Superkupa e Kosovës

Shpërndaje në: