Behramaj i kundërpërgjigjet Kusari-Lilës: Serbisë po ia bëni argatin kundër luftës së UÇK-së

Behramaj i kundërpërgjigjet Kusari-Lilës: Serbisë po ia bëni argatin kundër luftës së UÇK-së

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, e cila akuzoi opozitën se vetë e kanë pranuar që arkivat e UÇK-së ekzistojnë në Projektligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së, i cili nuk është votur nga Vetëvendosje.

Behramaj ka thënë se Qeveria e Kurtit është në hall të madh, sepse Serbia nuk po ua pranon si dëshmi të besueshme raportet e dorëzuara në Gjykatën Speciale, prandaj me shumë zell tash po ia bëjnë argatin Serbisë, duke u munduar me ngulm të ofrojnë sa më shumë dëshmi kundër luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se nëse është bërë një Draft-ligj për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, ai ligj është bërë për Kosovën dhe popullin e saj, jo për Serbinë.

Ish-këshilltari i Thaçi ka ironizuar me Kusari-Lilën, duke e pyetur nëse ua kanë bërë detyrim ta dorëzojnë çdo ligj të Kosovës në Serbi, sikurse në kohën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës?

Statusi i plotë i ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramajt:

E mllefosur nga seanca e djeshme për aferat e saj korruptive, Mimoza Kusari- Lila qenka munduar ta zhvendosë vëmendjen në “arkivin” e UÇK-së. Qeveria e saj është në hall të madh, sepse Serbia nuk po ua pranon si dëshmi të besueshme raportet e dorëzuara në Gjykatën Speciale. Nuk po ua konsideron si arkiva të UÇK-së. Prandaj, me shumë zell tash po ia bëjnë argatin Serbisë, duke u munduar me ngulm të ofrojnë sa më shumë dëshmi kundër luftës së UÇK-së.

Nëse është bërë një Draft-ligj për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, ai është bërë për Kosovën dhe popullin e saj, jo për Serbinë. Mos ua kanë bërë detyrim ta dorëzoni çdo ligj të Kosovës në Serbi, sikurse në kohën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës?

Si Grup Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mund të thirrni seancë të jashtëzakonshme për ta votuar Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe ndoshta e gjeni më pas edhe arkivin.

Asnjëherë nuk mund të ketë reciprocitet mes luftës çlirimtare të UÇK-së dhe luftës së agresorit serb!

Shpërndaje në: