Behramaj: Qeveria Kurti e ka futur shtetin në kolaps – s‘ka vaksina, letërnjoftime, pasaporta, patent shoferë

Behramaj: Qeveria Kurti e ka futur shtetin në kolaps – s‘ka vaksina, letërnjoftime, pasaporta, patent shoferë

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, thotë se ‘Qeveria Kurti e ka futur shtetin në kolaps’.

Ai thotë se ‘Kosovës përveç vaksinave, po i mungojnë edhe letërnjoftimet, pasaportat dhe patent shoferët’.

Behramaj shkruan:

Qeveria Kurti e ka futur shtetin në kolaps!

Kosovës nuk po i mungojnë vetëm vaksinat. Por, edhe letërnjoftimet, pasaportat dhe patentat për shoferë. Po i mungojnë shumica e barnave të Listës Esenciale për kategori të ndjeshme. Madje, po i mungojnë edhe certifikatat e gjendjes civile.

Nga sot, Kosovës i mungojnë ambasadorët edhe në 23 vende të botës.

Përfundimisht, Kosovës po i mungon vetëm edhe vendimi i shpalljes shtet i dështuar. Qeveria Kurti e ka gati ta zhbëjë tërë atë që është ndërtuar për 20 vjet!

 

Shpërndaje në: