Behramaj: Vjosa Osmani s’ka integritet dhe s’di çka është integriteti

Behramaj: Vjosa Osmani s’ka integritet dhe s’di çka është integriteti

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka integritet, sepse për ndryshe do ta mbronte KQZ-në, e jo ta sulmonte.

Sipas Behramajt, Osmani nuk duhej të ndërhynte në punët e brendshme të KQZ-së, si ushtruese e detyrës së presidentes, pasi sipas tij, ajo është kandidate nga Vetëvendosje.

Behramaj përmes një statusi në Facebook, ndër të tjerash ka shkruar se Osman do dueh t’i inkurajonte partitë politike për t’i ndjekur rrugët institucionale, dhe jo të kërcënonte me shkarkim.

Shkrimi i plotë i tij:

Sikur të kishte integritet Vjosa Osmani, ajo do ta mbronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucion dhe jo tutorin e saj si politikan. Sikur ta dinte se çfarë është integriteti, ajo nuk do të përfshihej fare si U.D. Presidente në punët e brendshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse është konflikt i hapur i interesit, meqë është pjesë e listës së pacertifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje. Sidoqoftë, meqë ajo nuk ka as integritet dhe as guxim ta refuzojë tutorin e saj, si U.D. Presidente në atë adresim do të duhej t’i inkurajonte subjektet politike që t’i ndjekin rrugët institucionale dhe jo ta kërcënonte me shkarkim bartësen e një institucioni të pavarur.

Përderisa nuk ka integritet, ajo jo vetëm që nuk mund t’ua ruajë integritetin institucioneve të pavarura, por ia ka humbur integritetin edhe Zyrës së Presidentit!

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158959893741670

 

Shpërndaje në: