Bekim Jashari i mëshon rreptë VV-së: Thotë se e ndihmuan PDK-në në zgjedhje

Bekim Jashari i mëshon rreptë VV-së: Thotë se e ndihmuan PDK-në në zgjedhje

Periskopi dje raportoi se si kryetari i VV-së në Skënderaj po kërkonte rivotim në këtë komunë. Por, Bekim Jashari nuk ka kursyer as këtë parti politike me reagimin e tij pas humbjes së zgjedhjeve.

Jashari duket se nuk do për asnjë çmim të identifikohet me partinë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti pasi ka bërë një sulm shumë të ashpër ndaj Vetëvendosjes.

“Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit. Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat”, ka shkruar Jashari, përcjell Periskopi.

Ai më tej ka shkruar se propaganda se ai është me Vetëvendosjen i ka kushtuar në këto zgjedhje dhe e ka dëmtuar rëndë.

Kujtojmë që në komunën e Skënderajt ka fituar kandidati i PDK-së me emrin Fadil Nura pa balotazh.

Statusi i plotë i z. Jashari: 

Shpërndaje në: