Beni ecën vetë: Ben Blushi largohet nga drejtimi i Top Channel

Beni ecën vetë: Ben Blushi largohet nga drejtimi i Top Channel

Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blushi përmes një mesazhi drejtuar stafit të Top-Channel, ku nuk jep arsye të largimit të tij, por shprehet se po largohet nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeti para katër vitesh, kur iu besua drejtimi i televizionit.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë.”- shkruan Blushi në email.

Shpërndaje në: