Berisha: Albin Kurti më shumë ka frikë nga marrëveshja se sa nga lufta, sepse nga lufta është i mësuar të distancohet

Berisha: Albin Kurti më shumë ka frikë nga marrëveshja se sa nga lufta, sepse nga lufta është i mësuar të distancohet

Sot është zhvilluar takimi i tretë në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, takim ky që përfundoj pa asnjë marrëveshje, shkruan Periskopi.

Takimin e sotëm e ka komentuar edhe opinjonisjta, Kimete Berisha e cila thotë se Kurti e Vuçiq nuk do të merren vesh për asgjë, këtë thotë se e dijnë Evropa dhe Amerika.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Berisha kritikoi qëndrimin e Kurtit në dialog, duke e quajtur si të ‘ frustruar’.

“Albin Kurti është i frustruar.
E shfrytëzon Aleksandër Vuçiqin për të bërë rivalitet me opozitën e Kosovës.
Nëse nuk merret vesh për asgjë me Aleksandër Vuçiqin, as për të zhdukurit, e konsideron se e bën dallimin me Skënder Hysenin.
Shih ti, çfarë meraku ka – të tregohet më i aftë se Skënder Hyseni.
Albin Kurti nuk e ka mendjen te marrëveshja.
Më përpara dorëhiqet se sa që guxon të merret vesh.
Më shumë ka frikë nga marrëveshja se sa nga lufta, sepse nga lufta është i mësuar të distancohet, kurse me marrëveshje nuk është mësuar…marrëveshja kërkon urtësi”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:

 

Shpërndaje në: