Berisha në super formë, shënon dy gola për skuadrën norvegjeze

Berisha në super formë, shënon dy gola për skuadrën norvegjeze

Veton Berisha ka shënuar një dopietë për Vikingun pas vetëm 45 minutave të parë.

Viking është duke luajtur me Aalesund në kuadër të javës së 13-të në kampionatin e Norvegjisë, shkruan Reporteri.net

Rezultati pas pjesës së parë është 2-1 në të mirë të Vikingut.

Te Vikingu në këtë takim treshja e sulmit përbëhet nga kosovarët, Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj dhe Veton Berisha.

Berisha në këtë takim ka shënuar dy gola, i pari erdhi pas asistimit nga Bytyqi në minutën e 25-të, derisa i dyti nga penaltia në minutën e 42-të.

Kujtojmë që Vetoni është vëllau i Valon Berishës, që së fundi u transferua te Reims. /Reporteri.net/

Shpërndaje në: