Berisha për Gërvalla Schwarz: Do të ishte tmerr nëse ajo do të ndihmonte Serbinë me prova

Berisha për Gërvalla Schwarz: Do të ishte tmerr nëse ajo do të ndihmonte Serbinë me prova

Hisen Berisha mendon se ministrja Donika Gërvalla s’ka fare fakte ashtu siç pretendon kundër ish-krerëve të UÇK’së, transmeton Periskopi.

Ai e sheh të tmerrshme nëse veç ajo do të ndihmonte Serbinë me dëshmi kundër njerëzve të vendit të vet.

‘’Nëse e shohim pre këndit të shfaqjes së armiqësisë, urrejtjes, kjo nuk është në rregull’’, tha ai në Kanal 10.

‘’Do të ishte tmerr nëse do të ishte ndihmëse për grumbullimin e provave kundër UÇK’së për gjykatën serbe. Me trashëgu atë frymë, duke e ditë vajza e kujt është dhe me pasë këtë mllef, nuk është fare korrekte. Sikurse që ishte paraqitja e saj në KS të OKB’së’’, shton ai.PERISKOPI/

Shpërndaje në: