Besnik Tahiri: AAK-ja nuk e ka mbështetur Shpejtim Bulliqin, LDK-ja të merret me humbjen e saj

Besnik Tahiri: AAK-ja nuk e ka mbështetur Shpejtim Bulliqin, LDK-ja të merret me humbjen e saj

Zv.kryeministri në Qeverinë Hoti, Besnik Tahiri, ka folur edhe për zgjedhjet në Podujevë. 

Tahiri është shfajësuar pas raportimeve se AAK-ja e ka mbështetur Shpejtim Bulliqin dhe jo kandidatin e partnerit qeveritar, LDK-së, Nexhmi Rudarit.

“AAK-ja i ka pasë veç 970 vota. Ne edhe po të donim, s’mund ta bënim Shpejtim Bulliqin kryetar,” – tha ai, përcjell Periskopi.

Më tej, Tahiri shtoi se “Albin Kurti ka flejtë në Podujevë, e këta zotnitë rrishin në Kuvend. LDK-ja duhet m’u marrë me këtë punë.”

Për t’ia kthyer zv.kryeministrit të dytë, Driton Selmanajt, ai përmendi edhe përplasjen e tij me Saranda Bogujevcin. /Periskopi 

Shpërndaje në: