Biden mirëpret presidentin finlandez dhe kryeministren suedeze pas aplikimit në NATO

Biden mirëpret presidentin finlandez dhe kryeministren suedeze pas aplikimit në NATO

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, pasi që liderët e dy vendeve skandinave dorëzuan aplikimin e tyre për në NATO, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO vien si përgjigje ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftë e cila zgjoi shqetësime ndaj situatës së sigurisë në rajon. Vendimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës shënuan një hap historik për sigurinë dhe gjeopolitikën e Evropës.

Liderët priten të takohen në Dhomën e Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë dhe më vonë pritet të kenë një konferencë nga aty. /Periskopi/

Shpërndaje në: