Bie sërish oksigjeni në QKUK?

Bie sërish oksigjeni në QKUK?

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të ketë rënie të oksigjenit të njësitë intensive ku po trajtohen pacientët me Covid-19.

Gazeta Shneta ka siguruar dëshmi të cilat tregojnë se mbrëmë në njësinë intensive në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK ku po trajtohen rastet e rënda me Covid, ka pasur rënie të oksigjenit.

“!!! O2 supply down”, është alarmi i cili është shfaqur në respiratorët e intensivës në mjekësinë sportive në QKUK. Menaxhmenti i QKUK-së po merret me këtë problem.

Kujtojmë se rënia e oksigjenit është dyshimi kryesor për vdekjen e katër pacientëve të dielën në Klinikën Infektive në QKUK. Për këtë rast Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se duhet të pritet raporti i prokurorisë për të zbardhur dyshimet nëse ka pasur problem apo jo me sistemin e oksigjenit, ndërsa ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu i cili u shkarkua të hënën ka mohuar të ketë pasur probleme dhe rënie të oksigjenit të dielën.

Ai ka thënë se kishte kërkuar raport nga menaxherët dhe përgjegjësit e shërbimeve teknike dhe sipas tij nuk ishin raportuar probleme të tilla.

 

Shpërndaje në: