Biseda mes Van Gaal dhe Timer për vaksinim, ‘e quan’ Xhakën idiot – viral në internet

Biseda mes Van Gaal dhe Timer për vaksinim, ‘e quan’ Xhakën idiot – viral në internet

Holanda po lufton në një grup tejet të vështirë kualifikues për Kupën e Botës, në Grupin G.

Pjesë e këtij grupi gjithashtu janë edhe Turqia, Norvegjia, Mali i Zi, Letonia dhe Gjibraltari, tranbsmeton Periskopi.

Lousi van Gaal u rikthye në krye të skuadrës pas dorëheqjes së Ronald Koeman që kaloi te Barcelona, duke tentuar që të nxjerrë më të mirë nga lojtarët e tij.

Një moment i tij së fundmi në stërvitje te Holanda është bërë viral, duke zhvilluar një bisedë me Quinten Timber.

Louis van Gaal pasi shtrëngoi duart me Quinten Timber, i tha lojtarit: “Unë jam i vaksinuar. A jeni ju?” “Po, edhe unë”, thotë Timber. Van Gaal: “Faleminderit Zotit. Ti nuk je idiot”.

Kujtojmë se së fundmi Granit Xhaka është kritikuar jashtëzakonisht shumë nga fansat zvicëranë nëpër rrjetet sociale, pasi është i vetmi që ka refuzuar të marrë vaksinën kundër Covid-19 te Kombëtarja e Zvicrës. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: