Bislimi s’jep datë për liberalizimin e vizave: BE-ja merr vendim, jo ne

Bislimi s’jep datë për liberalizimin e vizave: BE-ja merr vendim, jo ne

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka pranuar të jap ndonjë datë për liberalizim të vizave.

Para gazetarëve, pas raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi tha se dhënia e datave ka qenë një narrativ e gabuar e ish-pushteteve të kaluara.

“Jeni lodhur me data në të kaluarën, e të cilat nuk janë mbajtur. Nuk e di pse bëhet kjo pyetje për data. Qytetarëve iu intereson liberalizimi, jo spekulimi. Unë po them se në qoftë se BE-ja del dhe thotë se ‘ju me 18 gusht i merrni vizat’, unë e them me 18 gusht. Nuk e marrim ne vendimin, por BE-ja”, tha ai.

I pyetur për ngecjet e zbatimit të udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri, Bislimi tha se udhërrëfyesi në tërësi ka 100 ditë për zbatim, andaj janë të interesuar për të shtyrë përpara të njëjtin.

“Nuk e di pse po flisni për pikën zero në vend që flisni për implementim të marrëveshjes. Marrëveshja ka 100 ditë për implementim dhe ne jemi të interesuar për zbatim të saj”, përfundoi ai.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane.

Shpërndaje në: