BSPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm me federatat pas paralajmërimit të grevave e protestave

BSPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm me federatat pas paralajmërimit të grevave e protestave

Me qëllim  që  të analizohet  situata aktuale në të gjitha sektorët  dhe me qëllim të koordinimit të angazhimeve dhe veprimeve sindikale lidhur me Ligjin e Pagave  dhe  për të vendosur për veprimet e përbashkëta në kuadër të përpjekjeve për të arritur zgjidhje të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovë do të mbaj nesër në orën 09:00  takim të jashtëzakonshëm  me përfaqësues të të gjitha Federatave , anëtare të BSPK-së.

Sipas BSPK’së, në këtë takim pas një debati të hapur e konstruktiv do të merren edhe vendime të përbashkëta për angazhime e veprime sindikale, të cilat sipas tyre, do të kenë përkrahjen e fuqishme të  kreut dhe gjithë organeve të BSPK-së.

Takimi do të mbahet në selinë e BSPK-së

Shpërndaje në: