Çfarë është sindroma Ramsay Hunt nga e cila po vuan Justin Bieber

Çfarë është sindroma Ramsay Hunt nga e cila po vuan Justin Bieber

Justin Bieber njoftoi përmes Instagramit se i duhej një periudhë e papërcaktuar pushimi nga turneu i tij i koncerteve për shkak të një diagnoze të frikshme shëndetësore.

Ylli shpjegoi se ai ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt , që prek muskujt e veshit dhe të fytyrës

Çfarë është sindroma Ramsay Hunt?

Sindroma Ramsay Hunt shfaqet te njerëzit që kanë pasur më parë linë e dhenve.

Virusi që shkakton linë e dhenve qëndron në trupin e një personi dhe mund të riaktivizohet kur të rritet, përcjell portali rtv21.tv

Justin thotë se ai ka bërë ushtrime të fytyrës për të ndihmuar në trajtimin e problemit dhe duhet të kthehet në normalitet së shpejti.

Sa e rrallë është Sindroma Ramsay Hunt?

Sindroma Ramsay Hunt është zakonisht shumë e rrallë tek të rriturit nën 60 vjeç.
Gjithashtu nuk është ngjitëse, përveç nëse personi me virus është rreth një personi që nuk ka pasur kurrë linë e dhenve ose vaksinën.
Për këtë arsye, rekomandohet që të infektuarit të qëndrojnë larg foshnjave, grave shtatzëna dhe atyre me imunitet të dobët.
Mjekët thonë se nëse kapet herët, mundësia për shërim është më e madhe.

Çfarë problemesh të tjera shëndetësore është përballur kohët e fundit Justin Bieber?

Në vitin 2019, Justin foli për betejat e tij me shëndetin mendor, veçanërisht depresionin dhe ankthin. Në vitin 2020, Justin ndau me fansat se ai po luftonte me sëmundjen kronike Lyme dhe virusin Epstein-Barr. Në shkurt 2022, Justin-it iu desh të ndalonte turneun e tij kur ai dhe gruaja e tij Hailey rezultuan pozitivë për Covid-19.

Shpërndaje në: