Çfarë po ndodh me liberalizimin e vizave?-flet Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë

Çfarë po ndodh me liberalizimin e vizave?-flet Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo tha se procesi është i gjatë dhe kompleks, por se Parlamenti Evropian e ka mbështetur propozimin e Komisionit për liberalizim të vizave në marsë të vitit të kaluar.

Apostolova u shpreh se ky propozim duhet të trajtohet me urgjencë.

“E kuptoj plotësisht pritjen e kosovarëve për liberalizimin e vizave. Procesi është i gjatë dhe kompleks, ku të gjitha institucionet evropiane janë të përfshira në një fazë të caktuar. Komisioni Evropian veçse ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Parlamenti Evropian e ka mbështetur propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave në mars të vitit të kaluar. Propozimi tani është në pritje të Shteteve Anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian. Propozimi duhet të trajtohet objektivisht dhe me urgjencë. Është gjithashtu kruciale që Kosova të demonstrojë përpjekjet e vazhdueshme për sundimin e ligjit, migrimin dhe sigurinë në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin final të shteteve anëtare të BE-së:, tha ajo në një intervistë për Telegrafin.

Shpërndaje në: