Chelsea bën plane për kontratë të re për Mendyn

Chelsea bën plane për kontratë të re për Mendyn

Chelsea raportohet se po planifikon t’i ofrojë kontratë të re dhe afatgjate Edouard Mendyt.

Kur senegalezi u transferua te skuadra londineze nga Rennes në vitin 2020, ai u konsiderua si alternativ për Kepa Arrizabalagan – si portier i dytë.

Megjithatë, Mendy shfaqi paraqitje të mira dhe e fitoi vendin në formacionin bazë.

Sipas “Daily Mail”, Chelsea pritet t’i ofrojnë kontratë të re 30-vjeçarit, pasi vlerësojnë se ai e meriton të ketë rritje të pagës.

Kontrata aktuale e Mendyt me “Blutë” skadon më 30 qershor 2025.

Edouard Mendy numëron 94 paraqitje në total me Chelsean, teksa 50 herë e ka mbajtur portën të paprekur.

Shpërndaje në: