Çka bën Iniesta në fushë, në PS4 është problematike të bëhet – Japonia është ‘ecje në park’ për të

Çka bën Iniesta në fushë, në PS4 është problematike të bëhet – Japonia është ‘ecje në park’ për të

Andres Iniesta është një prej mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohëve, padyshim.

Ai debutoi si futbollist profesionist me Barcelonën në vitin 2002 – pjesa tjetër është histori.

Ai bëri 674 paraqitje dhe shënoi 57 gola në 16 sezone me gjigantin katalunas.

Ai fitoi 32 trofe të rëndësishëm me klubin, përfshirë nëntë tituj të La Ligas dhe katër tituj të Champions Leagues.

FBL-JPN-ESP-BARCELONA-VISSEL

Periudha e tij te Barça përfundoi në vitin 2018, kur u largua për të kaluar te klubi japonez, Vissel Kobe.

Tani 35-vjeçar, Iniesta mund të mos jetë si lojtari i dikurshëm që ishte te Barcelona, por mbetet talent i jashtëzakonshëm.

Iniesta luajti në ndeshjen e fundit të Fernando Torresit si profesionist, të premten.

Dhe 35-vjeçari tregoi gjatë ndeshjes se ende e ka klasin me një pasim gati qesharak për ta futur në zjarr skuadrën e tij për golin e tretë.

Ish-mesfushori i Barçës lansoi një pasim të jashtëzakonshëm me volej nga një distanca prej 70 metrave. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: