Çka deklaronte Ministria e Shëndetësisë para dy muajsh për afatin e mbi 133 mijë vaksinave

Çka deklaronte Ministria e Shëndetësisë para dy muajsh për afatin e mbi 133 mijë vaksinave

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot janë hequr nga përdorimi 133.234 vaksina AstraZeneca, pjesë e donacionit nga Norvegjia, të cilave u ka skaduar afati në fund të muajit gusht, përcjell Periskopi.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, Vitia nëpërmjet një konference për media ka thënë se skadimi i afatit të tyre ishte paralajmëruar kohë më pare.

Megjithatë, hiç më larg se dy muaj më parë (04 korrik, 2021), Ministria e udhëhequr nga Arben Vitia tha se të gjitha vaksinat kundër koronavirusit, që po administrohen në Kosovë, kanë afat të mjaftueshëm për përdorim.

Të shtunën, më 3 korrik, Kosova pranoi mbi 182 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas, që ishin donacion nga shteti i Norvegjisë.

Sa i përket procesit të vaksinimit në Kosovë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: