Çka do të ndodh sot në Kosovë?
Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e IX Zgjedhor. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim dhe Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj. (Fshati Raushiq i Komunë së Pejës, ora 10:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:30)
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla. (Fshati Jabllanicë, Gjakovë, ora 11:00)



