Çka do të ndodhë me Turqinë dhe botën pas rizgjedhjes së Erdoganit

Çka do të ndodhë me Turqinë dhe botën pas rizgjedhjes së Erdoganit

Rexhep Taip Erdogan veç ishte sunduesi më jetëgjatë i Turqisë moderne. Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme janë një mbështjetje për masat gjithnjë e më të rrepta të presidentit që do të rris tingujt e alarmit në korridoret e fuqive perëndimore.

Liderët e tjerë, nga Vladimir Putini i Rusisë e deri te Mohamed Abdullahi Mohamedi i Somalisë, u treguan të shpejtë që ta uronin ish futbollistin dhe ish kryetarin e Stambollit për fitoren.

“Fituesit e zgjedhjeve të 24 qershorit janë turqit, kombi turk, të vuajturit në rajonin tonë dhe gjithë të shtypurit në botë,” tha Erdogani në fjalimin e tij të fitores. Por çka thonë në të vërtetë këto rezultate?

Erdogani e ka rritur pushtetin

Erdogani e fillon mandatin e tij të ri pesë-vjeçar si president me marrjen e fuqive të reja të garantuara nga referendumi i fituar ngushtësisht vitin e kaluar që u denoncua ashpër nga kritikët e tij si një kapje blatante e pushtetit.

Nën sistemin e ri, zyra e kryeministrit do të shfuqizohet, fuqitë e parlamentit do të zvogëlohen, dhe presidentit i jepet një autoritet shumë i gjerë ekzekutiv. Erdogani poashtu do ta ketë të lejueshme që të garojë për një tjetër mandat, që nënkupton se mund të jetë në post deri në vitin 2028.

Erdogani e ka konsoliduar pushtetin në çdo hap që ka bërë në karrierën e tij. Ai ka shtypur protestat antiqeveritare, dhe më 2013 shmangu një hetim për korrupsion në rrethin e tij të ngushtë. Pas një puçi ushtarak për të hequr qeverinë e tij nga pushteti më 2016, ai eleminoi oponentët e tij duke pushuar nga puna dhjetëra mijra punonjës qeverie, duke burgosur zërat kritikë, dhe duke shtrënguar mediet.

Lajme të këqija për opozitën

Opozita bëri më të mirën e saj, por në fund u zhgënjye me rezultatin e zgjedhjeve. Sidoqoftë, megjithëse opozita është mjaft e heshtur në Turqi, gati gjysma e zgjedhësve turq kanë votuar kundër Erdoganit.

Rezultate të përziera për kurdët

Armata turke ka qenë duke luftuar separatistët e Partisë së Punës së Kurdistanit, e konsideruat si organizatë terroriste nga ShBA-të, BE-ja dhe të tjerët, për gati katër dekada.

Pavarësisht fitors së bujshme të armikut të tyre të dielën, në shumë fshatra turke ka pasur festime. Partia demokratike e Popullit ka arritur të futet në parlament duke i bërë mbi 10%në zgjedhje, dhe duke e pamundësuar planin e Erdoganit për të përjashtuar përfaqësimin e kurdëve në parlament.

Kjo është arritur pavarësisht që Selahattin Demirtas, kandidati i partisë për president, ishte në burg i akuzuar për terrorizëm.

Ditë edhe më të këqija për lirinë e shprehjes

Një klimë mbytëse e frikës e ka mbështjellur peisazhin medial në Turqi. Sipas Amnesty International, më shumë se 120 gazetarë janë ende të burgosur që nga puçi i dështuar i 2016-s. Pyetja tash është nëse Erdogani do t’i lirojë ose jo ata. Për çdo rast, anëshmëria e medieve ishte e qartë përgjatë fushatës zgjedhore dhe në natën e zgjedhjeve epoashtu, kur politikanëve opozitarë nuk iu dha hapësirë kur rezultatet dolën.

Ekonomia është ende në një territor të rrëshqitshëm

Lira turke është rritur për më shumë se 3% të hënën dhe indeksi i aksioneve të vendit përparoi. Por ky trend mund të jetë i shkurtë, megjithatë.

Valuta e Turqisë, Lira, karënë dramatikisht që nga puçi i dështuar në korrik të vitit 2016. Banka Qëndrore i ka ngritur ratat e interesit për gati 18%.

Erdogani, që thoshte se dëshironte kontroll më të madh ndaj ekonomisë, i ka bërë gjërat më keq duke kërkuar që të kontrollojë edhe ratat e interesit. Investitorët e jashtëm, që frikësohen se mos e humbin pavarësinë nga banka qëndrore, janë larguar.

Ofenziva e Turqisë në Siri do të vazhdojë

Erdogani tha që Turqia do të vazhdojë të çlirojë tokat siriane, gjatë fjalimit të fitores të dielën, siç raportoi Reuters. Që nga Janari, Turqia ka qenë duke ndërmarrë operacione ushtarake duke sulmuar grupe kurde në veriperëndim të Sirisë për t’i pastruar zonat pranë kufijve të saj nga milicët që i konsideron si terroristë.

Ofenziva i ka vënë relacionet e Turqisë me ShBA-në në rrezik, me aleatët e Nato-s, që mbështesin disa prej forcave kurde.

Rruga e Turqisë për në BE kurrë nuk është dukur më larg

Turqia, që e ka një pjesë të territorit në Evropë, ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian tridhjetë vjet më parë. Kjo rrugë për t’u futur në BE për Turqinë ka qenë gjithnjë e zorshme, por nën Erdoganin, është bërë edhe më e zorshme duke pasur ndërmend shqetësimet në rritje për situatën e të drejtave të njeriut në vend.

Këto ishin zgjedhjet e para në të cilat Erdogani nuk e ka kritikuar BE-në, ndoshta duke e ndjerë frikën nga ekonomia gjithnjë e më fragjile. Sidoqoftë disa analistë mendojnë që tash ai dëshiron t’i përmirësojë relacionet, nga një pozicion i fuqisë.

Erdogani mban një sy kah Perandoria Osmane

Politika e Jashtme turke në vazhdimësi është munduar të rindërtojë relacionet me ish territoret që dikur ishin pushtuar nga Perandoria Osmane. Ankaraja i përshkruan këto relacione si të rrjedhuara nga “lidhje vëllazërore”.   TIKA është agjencia kombëtare që implementon projekte gjithandej Ballkanit, në Lindje të Mesme dhe Afrikë. /Periskopi

Shpërndaje në: