Covidi po e ndryshon pa nga pak futbollin: Nga sezoni i ardhshëm lojtarët përjashtohen me të kuq nëse bëjnë këtë gjest

Covidi po e ndryshon pa nga pak futbollin: Nga sezoni i ardhshëm lojtarët përjashtohen me të kuq nëse bëjnë këtë gjest

Futbolli pandemik. Nga tani e tutje do të jetë kështu, duke qenë se shumë gjëra kanë ndryshuar me shpërthimin e pandemisë Covid-19.

Si pasojë, edhe rregullat kanë ndryshuar, duke nisur me 5 zëvendësimet e futbollistëve gjatë kësaj periudhe, por sidomos nga sezoni tjetër, me një risi kurioze, të paktën në Britaninë e Madhe

Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e kuq.

Kjo për të respektuar masat anti-Covid dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për t’u vendosur.

 

Shpërndaje në: