CR7 fle pesë herë në ditë para gjumit të natës – zbulohen detaje sensacionale nga rutina e tij në shtrat

CR7 fle pesë herë në ditë para gjumit të natës – zbulohen detaje sensacionale nga rutina e tij në shtrat

Arma sekrete e Cristiano Ronaldos është se fle pesë herë në ditë, para kohës së gjumit të vërtetë natën, teksa bën gjumë me këmbë dhe duar të mbledhura.

Studiuesi i njohur i gjumit, Nick Littlehales ka zbuluar detaje sensacionale që fshihen prapa suksesit të superyllit portugez, transmeton Periskopi.

Littlehales filloi të lë gjurmë në futboll kur i shkroi Sir Alex Fergusonit dhe i ofroi shërbimet e tij.

20 vite më vonë, ai po ndihmon disa prej emrave më të njohur në botën e futbollit.

Ronaldo dikur kishte nevojë për pushim të gjatë pasi Fergie këshillonte të tjerët ta godisnin për ta bërë më të fortë.

Dhe pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ u këshillua që të flejë pesë herë nga 90 minuta cdo ditë, në carcafë të freskët, me këmbë dhe duar të mbledhura si në foton e mëposhtme.

Fetal Position Stock Pictures, Royalty-free Photos & Images

Gjatë kohës së tij në Madrid, ai ishte lojtari i vetëm që kishte casje në zonën e fjetjes së qendrës stërvitore, që nënkupton se ai flinte i vetëm.

Ronaldo gjithashtu nuk shikon fare TV një orë e gjysmë para gjumit.

Studimet zbulojnë se drita e kaltër e detyron trurin të punojë gjatë gjumit, duke i bërë presion hormoneve.

Duke folur për ‘Independent’, Littlehales tha: ‘Kushdo që ka punuar ndonjëherë me Ronaldon e di se nëse ke një diskutim në qoshe të dhomës, ai do të vijë dhe do të të pyes për cka bëhet fjalë.

‘U ftova te Real Madridi kur Carlo Ancelotti u bë trajner. Po qëndroja në afërsi të fushës stërvitore, duke folur me stafin e Real Madridit, kur Ronaldo vrapoi drejt meje.

‘Ai ishte stërvitur tërë ditën dhe dikush tjetër do të priste që ai të shkonte direkt në zhveshtore për një dush, por ai më pyeti mua cka po diskutonim.

‘Ai ishte i interesuar të dinte cka do të bëj, sepse si atlet ai gjithmonë ka investuar në vete.

‘Gjëja e vetme që i intereson atij është nëse funksionon për të.’ /Periskopi.com/

Shpërndaje në: