Dardani i Javës: Cili lojtar i Kosovës ishte më i miri këtë javë në Evropë?

Dardani i Javës: Cili lojtar i Kosovës ishte më i miri këtë javë në Evropë?

Ka përfunduar një javë tjetër në futbollin evropian, me pak ndeshje që kanë mbetur për ditën e sotme. Por, si u paraqitën lojtarët e Kosovës?

Tre lojtarët e Kosovës që luajnë në Francë, Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina, nuk kanë dështuar të zhgënjejnë sërish.

Sa i përket Italisë, Vedat Muriqi, luajti nga minuta e 82 në derbin kundër Juventusit por pa lënë gjurm. Statistika e tij e golave të shënuar vazhdon të përkeqësohet.

Por, Amir Rrahmani na bëri krenarë sërish. Ai luajti nga minuta e parë e deri në të fundit në fitoren e Napolit 3-1 ndaj Bolognas. Rrahmani e la në bankë një prej blerjeve më të shtrenjta të napolitanëve, Kostas Manolasin, duke qenë partner i Kalidou Koulibalyt, përcjell Periskopi.

Kësisoj, ‘Dardani i Javës’ përsëri është Amir Rrahmani. /Periskopi 

Shpërndaje në: