Degradon debati mes Rozës dhe Meritonit: Ti je pa burrni komplet

Degradon debati mes Rozës dhe Meritonit: Ti je pa burrni komplet

Roza e akuzoi Meritonin se “shiti shokun” referuar rastit me Romeon dhe të njëjtën gjë sipas saj ka bërë edhe me Vesën.

Roza: Me i ra tjetrit për interes, o Meriton mezi prita me gjet rastin me të ra.

Franceska: Dil nga hija e Romeos, ai ta nguli ty

Roza: Ti Meriton nuk e ke konceptin të jesh lider. Me ty e kam tek e tek, në rregull?

Roza: Nuk e ke fjalorin tënd, në rregull Meriton. Unë zari Romeos? Seriozisht e ke, e kam të drejtën time ta  mbroj shokun që ti e tradhtove

Meritoni: Kur fola me Jul Dedën pse hidheni krejt dhe paska pas të drejtë

Roza: O Meriton bëhu burrë Meriton! Ta kam bërë benë Meriton. O njeri i pafytyrë, o njeri që prek pikat e dobëta. Merresh me lajme false, i nxjerr shokut…merresh me realiteti. A ke testikuj o burri i Big Brother

Meritoni: A e sheh çka flet, çfarë fjalori ke je vajzë artiste, je pjesë e televizionit.

Roza: Ti je pa burrni komplet! Je i pabesë, je tradhtar me shokët dhe tradhtar me Vesën.

Shpërndaje në: