Deputeti i VV-së godet Çimin – gazetarin e preferuar të Kurtit: “Ky i qimit”

Deputeti i VV-së godet Çimin – gazetarin e preferuar të Kurtit: “Ky i qimit”

Kryeministri Kurti ishte ironizuar për afërsinë me gazetarin shqiptar, Çim Peka, për shkak se pas një kohe të gjatë ku prisnim ta shihnim Kurtin në intervista, e patëm parë në emisionin e zotit Peka. Duke qenë se shumë gazetarë kosovarë, patën bërë publik faktin se po e ftonin kryeministrin Kurti në intervista e ky nuk iu shkonte, kjo intervistë – pas një mungese të gjatë të Kurtit në media shqiptare atëkohë, pati bërë bujë. Sot, deputeti i Vetëvendosjes, godet gazetarin Peka, duke thënë se shpërndau një lajm të pavërtetë ku lakohej edhe emri i tij.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, që iu lakua emri nga portali i gazetarit të preferuar të shefit të tij, Albin Kurti – zotit Çim Peka, ka reaguar ashpër ndaj këtij të fundit duke ia etiketuar një lajm si ‘të pavërtetë’ ose siç thotë Korenica, ‘shkarravinë’.

Mediumi në fjalë, që udhëhiqet nga z.Peka, ka lëshuar sot një lajm se një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Vetëvendosjes, pritet të largohen nga kjo parti, mes tyre edhe Visar Korenica.

“E lëshon një të pavërtetë (shkaravinë) një portal si ky i qimit (syri .tv) e disa mediat në Kosovë nuk hezitojnë me e shpërnda pa konfirmu vërtetësinë. Përse? Sepse nuk ka ligj për media, sepse nuk çmohet etika por shantazhi dhe mezi presin lajm prej kazani që flet keq për partinë në pushtet”, shkruan Korenica.

Shkrimi i plotë: 

Sipas raportimit të “Syri.net”, deputetët që priten ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë: Eman Rrahmani, Labinota Demi-Murtezaj, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi dhe Arjeta Fejza.

z.Humolli, nuk e ka mohuar ndërkohë një largim të mundshëm nga partia e Kurtit. /Periskopi 

Shpërndaje në: