Deputetja e VV-së me veprim të rrezikshëm, bën video për Instagram duke vozitur

Deputetja e VV-së me veprim të rrezikshëm, bën video për Instagram duke vozitur

Kolonat e veturave janë problematikë në çdo pjesë të Prishtinës, madje nuk përjashtohen as aksidentet e shumta, shkruan Periskopi.

Lidhur me këto kolona së fundmi ka reaguar aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi.

Ajo e bëri një verpim të rrezikshëm i cili është i ndaluar gjatë vozitjes.

Deputetja e Vetëvendosjes bëri një video për Instagram e që rrezikonte  vetën dhe të tjerët gjatë vozitjes duke përdorur telefonin.

Ajo në një InstaStory ironizoi  me këto kolona duke ‘kërkuar’ mjaltë për kolona.

“Përshëndetje, shpresoj që jeni mirë, po po më vyen ndihma juaj, mos rasisht dikush din ku ka mjaltë për kolonë, nëse dini ju lutem më shkruani, ju dua”, tha ajo.

Shpërndaje në: