Dërgohet në mbajtje njëri nga personat që u plagos të martën në Kolovicë

Dërgohet në mbajtje njëri nga personat që u plagos të martën në Kolovicë

Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të martën mbrëma në rrugën “Jeronim De Rada”, në Kolovicë.

Ndërkaq policia konfirmoi edhe vdekjen e gruas që u plagos po atë natë, e ku numri i të vrarë nga konfrontimi në mes të dy grupeve ka shkuar në dy.

“Prishtinë / 26.03.2024-21:20.  Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar  i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me  vendim të prokurorit,  është dërguar ne mbajtje kurse  trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Sot varroset 48 vjeçarja që u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj nga përleshjet mes dy grupeve në Prishtinë

Shpërndaje në: