DFC-ja amerikane njofton popullin amerikan pas vizitës në Kosovë: “Do ta rrisim zhvillimin ekonomik”

DFC-ja amerikane njofton popullin amerikan pas vizitës në Kosovë: “Do ta rrisim zhvillimin ekonomik”

Korporata Financiare Zhvillimore Ndërkombëtare (DFC) amerikane ka publikuar njoftimin e saj pas vizitës që ka bërë në pesë shtete, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, gjatë ditëve të fundit.

Delegacioni qeveritar amerikan, i udhëhequr nga Adam Boehler, vizitoi Greqinë, Kosovën, Sebinë, Izraelin dhe Marokon javën e kaluar “për të avancuar marrëveshjet e fundit ekonomike dhe investimet në sektorin privat për të ndihmuar zhvillimin global dhe politikën e jashtme amerikane”.

Në njoftim përmendet se Boehler ishte shoqëruar nga ambasadori Richard Grenell dhe të tjerë zyrtarë të lartë qeveritarë, përcjell Periskopi.

“Delegacioni vizitoi Kosovën dhe Serbinë për të ndërtuar “Marrëveshjet e 4 shtatorit në Washington” që etablojnë normalizimin ekonomike mes dy shteteve, një gurthemel i madh që do të rris zhvillimin ekonomik në rajon. Në Kosovë, DFC-ja nënshkroi një deklaratë të përbashkët me qeverinë dhe do të punojë të rris investimet në sektorin privat në Kosovën për të përforcuar infrastrukturën ajrore, hekurudhore dhe rrugore; teknologjinë dhe turizmin, mes të tjera industrish.” – shkruhet në fragmentin për vendin tonë.

Kjo është deklarata e plotë.  

Shpërndaje në: