Ditë e shënuar: Nesër Qeveria Kurti udhëton në Shkup për mbledhje të përbashkët me Qeverinë Zaev

Ditë e shënuar: Nesër Qeveria Kurti udhëton në Shkup për mbledhje të përbashkët me Qeverinë Zaev

16 shtatori do të jetë ditë e shënuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi këto dy vende do t’i mbledhin qeveritë në Shkup.

Sipas zyrtarëve të lartë të ekzekutivit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë miratuar marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy qeverive, por pa i bërë publike ato. Mbledhja e mëparshme u shty për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 14 shkurt.

Analisti politik Albert Musliu e ka cilësuar ngjarjen si një zhvillim që duhet përshëndetur. Ai tha se Maqedonisë së Veriut i intereson bashkëpunimi me Kosovën, ndërsa solli në vëmendje se me ardhjen e Zaev marrëveshjet ndërshtetërore nuk kanë munguar. E para nga to ka qenë me Kosovën.

Sipas tij Serbia nuk do t’i prishë marrëveshjet me RMV-në pavarësisht bashkëpunimit të kësaj të fundit me Kosovën.

Musliu tha në Euronews Albania se marrëveshjet dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e ka ndryshuar ndjeshëm klimën konfliktuale në rajon. Në këndvështrimin e analistit Ballkani e ka kaluar tashmë fazën e konflikteve.

Shpërndaje në: