Doruntinë Maloku e Teuta Sahatqija, tash drejtoresha në komunën e Prishtinës

Doruntinë Maloku e Teuta Sahatqija, tash drejtoresha në komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka emëruar një pjesë të drejtorëve komunal.

Në mesin e drejtorëve të emëruar është edhe Florian Dushi, i cili është anëtar i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dushi është emëruar drejtor i Inspeksionit.

Ndërsa, ish deputetja Doruntinë Maloku është emëruar drejtoreshe e Pronave.

Kurse, Teuta Sahatqija është emëruar Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City.

Rama ka paralajmëruar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet me emra tjerë.

Shpërndaje në: