Dr. Ekrem Hyseni shpalos programin qeverisës për shëndetësi

Dr. Ekrem Hyseni shpalos programin qeverisës për shëndetësi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, ka shpalosur pjesë nga programi i tij për shëndetësinë gjatë një takimi që pati me punëtorë shëndetësor.

Hyseni ka falënderuar punëtorët shëndetësor llapjanë për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, e sidomos në përballjen me pandeminë Covid-19.

“Kjo pandemi vendosi në vëmendjen e secilit prej nesh vlerat dhe rëndësinë e punonjësve shëndetësor”, tha Hyseni

Gjatë bashkëbisedimit, ai ka shpalosur pjesë nga programi i tij për shëndetësinë, i cili parasheh përmirësim të kushteve të punës dhe mbi të gjitha të kujdesit ndaj qytetarëve llapjanë.

Shpërndaje në: