A duhet ta lini makinën të punojë për t’u ngrohur gjatë dimrit?

A duhet ta lini makinën të punojë për t’u ngrohur gjatë dimrit?

Por nga aspekti teknik për shumë automjete moderne, kjo është e panevojshme. Kjo për faktin se në disa raste, ngrohja e motorit duke e lënë veturën në vend kur temperaturat e ajrit janë shumë të ulëta mundet t’i bëjë dëm makinës.

Kur temperaturat janë nën zero, si në rastin e ditëve të fundit, zakonisht në orët e para të mëngjesit dëgjohen zhurmat e motorëve të automjeteve të cilët punojnë në neutralitet (në asnjë shpejtësi).

Siç shkruan “B92”, ekspertët thonë se bëhet fjalë për një shprehi të vjetër të vjetër, e cila daton nga koha kur të gjithë kanë pasur motorë me karburatorë. Atëherë ngrohja në temperatura të ulëta përpara lëvizjes ka pasur kuptim.

Por në ditët e sotme të gjitha modelet e reja kanë injeksion elektronik të derivatit. Sensorët e matin temperaturën e jashtme të sistemit dhe e përshtatin punën, kështu që vlerësohet se është e mjaftueshme që motori të punojë vetëm 30 deri më 60 sekonda përpara se të lëvizë. Më pas mund të fillohet me drejtimin e makinës, pasi motori duke lëvizur do të arrijë më shpejt në temperaturën punuese, krahasuar me rastin kur rri pa lëvizur.

Kur e ngrohni motorin gjatë ditëve të ftohta, jo vetëm që është e panevojshme të harxhoni karburant, por rrezikoni të dëmtoni edhe disa komponentë të caktuar të motorit.

(BalkanWeb)

Shpërndaje në: