E dhimbshme sa keq u trajtua nga fansat Joe Gomez kur u fut në fushë gjatë ndeshjes Angli – Mali i Zi

E dhimbshme sa keq u trajtua nga fansat Joe Gomez kur u fut në fushë gjatë ndeshjes Angli – Mali i Zi

Ndeshja e 1000-të e Anglisë kundër Malit të Zi pritej të ishte një momentum për “Tre Luanët”.

U dha mundësinë fansave anglezë që të shikonin prapa në 999 ndeshjet paraprake dhe të reflektojnë në lojtarë të mëdhenj, ndeshje dhe kujtime fantastike.

Sidoqoftë, nxemjet e Anglisë para ndeshjeve eleminatore për Euro 2020 u dominuan nga mosmarrëveshjet mes Joe Gomezit dhe Raheem Sterlingut, shkruan Periskopi.

England v Montenegro - UEFA Euro 2020 Qualifier

Konfrontimi fizik e la Gomezin me një të çarë në vetull, derisa Sterlingu u la jashtë skuadrës.

Ky incident ndodhi të hënën dhe menduam se të gjithë e kishin harruar. Të paktën futbollistët e kishin bërë.

Mirëpo, fansat e Anglisë jo.

Kjo pasi Gomez u inkuadrua në minutën e 70-të gjatë fitores 7-0 të Anglisë, me shumë fansa brenda stadiumit që e vërshëllyen.

Dhe nëse nuk arritët ta dëgjonit nga transmetimi televiziv, shikoni pamjet nga “ëembley”.

Kujtojmë se Gomez është viktima në tërë këtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: