E pranon Ronald Koeman: Pa Messin jemi më pak të frikshëm

E pranon Ronald Koeman: Pa Messin jemi më pak të frikshëm

Pas një starti të mirë të sezonit ndaj Real Sociedad, Barcelona ka gabuar menjëherë në xhiron e dytë ndaj Athletic Bilbao.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është kthyer për të menduar për Lionel Messin, pasi skuadra e tij la pikë në ‘San Mames’.

Sipas trajnerit holandez, është e dukshme qartë se skuadra ia kanë frikën më pak skuadrës së tij, pa Leo Messin në përbërje.

“Nuk më pëlqen të flas gjithmonë për të njëjtën gjë, por po flasim për më të mirin në botë”, ka thënë Koeman pas ndeshjes, transmeton Periskopi.

“Kundërshtarët tanë ishin më të frikësuar kur kishim Messin këtu. Për të gjithë ne, kur pasonim topin te Messi, e dinim se nuk do ta humbte”, shtoi holandezi.

Barcelona luajti baras 1:1 ndaj Bilbaos, në një ndeshje ku Memphis Depay shkëlqeu, por ky shkëlqim i tij nuk mjaftoi. /Periskopi/

Shpërndaje në: