E tmerrshme: Dhunohet edhe një 18 vjeçare në Ferizaj, i dyshuari është 42-vjeçar

E tmerrshme: Dhunohet edhe një 18 vjeçare në Ferizaj, i dyshuari është 42-vjeçar

Një tjetër rast i dhunimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Ferizaj. Policia ka prangosur një të dyshuar, i cili sipas policisë ka të kaluar kriminale. Viktima është 18-vjeçe ndërsa i dyshuari 44-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj.

Shabani tha se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.

I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani për Express.

I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha “hetuesit janë duke punuar në atë drejtim”.

Kujtojmë se rastet e dhunimit janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit, njëri prej rasteve më ç’njerëzore ka qënë dhunimi seksual i vajzës 11-vjeçe në Prishtinë nga 6 persona të dyshuar. E njëjta ka qenë viktimë e dhunimit edhe në qershor të këtij viti.

Shpërndaje në: