Edhe dy ushtarë të tjerë rusë deklarohen fajtorë

Edhe dy ushtarë të tjerë rusë deklarohen fajtorë

Edhe dy ushtarë të tjerë rusë janë deklaruar fajtorë për thyerjen e rregullave të luftës gjatë pushtimit të Ukrainës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Aleksandr Bobykin dhe Aleksandr Ivanov u paraqitën në gjykatë këtë mëngjesë dhe ata akuzohen për bombardimet e zonave të civilëve me raketa GRAD.

Ata u bënë ushtarët e dytë dhe të tretë që erdhën para drejtësisë pas ushtarit Vadim Shishimarin që gjithashtu u deklarua fajtor për vrasjen e civilit 62-vjeçar në Ukrainën veri-lindore. /Periskopi/

Shpërndaje në: