‘Edhe vëlla i Albinit edhe i Vuçiqit’: Në Kosovë e keqinterpretojnë ose (më e keqja) nuk e kuptuan deklaratën e Ramës

‘Edhe vëlla i Albinit edhe i Vuçiqit’: Në Kosovë e keqinterpretojnë ose (më e keqja) nuk e kuptuan deklaratën e Ramës

Deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, se ‘është vëllai i Vuçiqit’, po e nxjerrin jashtë kontekstit gazetarë kritik të tij dhe figura të njohura politike në Kosovë, mes tyre, njeriu i Vjosa Osmanit, deputet Haxhi Avdyli.

Kryeministri Rama, në fakt dje u pyet nga gazetarët se si e komenton etiketimin që i bëhet nga disa kosovarë që kanë qëlluar edhe politikanë si ‘vëllai i Vuçiqit’, ‘zëdhënësi i Qeverisë serbe’, etj. dhe ai u përgjigj me ironi se ‘është më shumë se kaq’.

Njëri që duket se nuk e kupton fare ironinë është edhe Haxhi Avdyli por ne dëgjuam gjatë orëve të fundit dhe lexuam edhe gazetarë të njohur kosovarë, duke e keqinterpretuar deklaratën.

Haxhi Avdyli shkruan:

“Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp.

“Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”.

Por po harron Edi  që ky vëllau i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtosi vëllaun e tij të vogël (Kosovën) , por akoma po vazhdon të armatoset për të  kërcënuar me zhdukjen e vëllaut e vogël të Edit…”.

Shpërndaje në: