Edi Rama luan me fjalët “vëlla i madh” e i “vogël” para Kurtit: I vogli s’të dëgjon, Ballkani i Hapur zgjidhja e duhur

Edi Rama luan me fjalët “vëlla i madh” e i “vogël” para Kurtit: I vogli s’të dëgjon, Ballkani i Hapur zgjidhja e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media të mbajtur pas takimit me Kurtin ka folur në lidhje me raportet me Kryeministrin e Kosovës.

I pyetur nëse tani po e kupton ‘pse vëllai i vogël [Kurti] nuk po i’u bashkohet vëllait të madh [Edi Ramës] në çështjen e  ‘Ballkanit të Hapur’ ai përgjigjet kështu:

“Meqë mu drejtuat me vëlla I madh dhe vëlla I vogël ka qëlluar një temë në shtëpi. Dhe si vëlla i madh kam mësuar rrugës se me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem.

Kur vëllai i vogël ka një hall thotë, ti vëlla i madh duhet të më mbështetës ndërsa kur ti i thua vëllaut të vogël shiko më ndëgjo dhe mua, ai nuk të ndëgjon. Kështu që ky është problemi vëlla i madh, vëlla i vogël”

“Unë nuk pretendoj që unë jam vëlla I madh këtu, aq më pak vëlla i madh i Albinit që është më i ri por nuk do ta pranonte kurr që ta quante vetën vëlla tim të vogël dhe ky është një debat i vjetër që kemi me njëri tjetrin jo për punë vëllazërie por për punë debatesh filozofike.”

Rama ka thënë se është i bindur që “Ballkani i Hapur” është i vetëm drejtim strategjik që të mos ngecim.

“Unë jam edhe më i bindur që “Ballkani i Hapur” është i vetëm drejtim strategjik që të mos ngecim, në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës dhe të marrim maksimumin si shqiptar dhe si rajon.

Ballkani I hapur nuk është asgjë përveq marrja në zotim të procesit të Berlinit por përshpejtimi i tij.

E gjitha kjo nuk mund të jetë e plotë pa njohjen përfundimtare të Kosovës, nuk diskutohet.

Kështu që pa diskutim që un e kuptoj që Kosova e ka të nxehtë plagën e historisë, por forca duhet të jetë më e madhe që të vazhdoj tutje. Kosova e ka fituar luftën. Ata avionë që vinë në veri nuk I bëjnë gjë Kosovës.

Kështu që me vëllain të lidh gjaku, familja. Ndërsa me fqinjin të lidhë fakti që është aty. E ke aty.”

Shpërndaje në: