Elektrizohen tifozët në ‘Old Trafford’ kur dëgjojnë emrin e Ronaldos në formacionin startues

Elektrizohen tifozët në ‘Old Trafford’ kur dëgjojnë emrin e Ronaldos në formacionin startues

Cristiano Ronaldo do të bëjë sot debutimin e dytë me skuadrën e Manchester United.

Pas 12 viteve, Cristiano Ronaldo do të kthehet për një ndeshje në Premier League, shkruan Periskopi.

Ai është emëruar në formacionin startues të United për ndeshjen kundër Newcastle.

Tifozët e kanë pritur jashtëzakonisht mirë këtë vendim të Ole Gunnar Solskjaer. Madje, kur emri i portugezit u thirr në ‘Old Trafford’, tifozët nuk ndalnin dot ovacionet.

Më poshtë mund ta shihni një video të publikuar nga ambientet e ‘Old Trafford’. /Periskopi/

Shpërndaje në: