Eman Rrahmani tregon për Periskopin pse me Agushollin u ulën kah opozita në Kuvend

Eman Rrahmani tregon për Periskopin pse me Agushollin u ulën kah opozita në Kuvend

Deputetët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli sot u panë më ndryshe në sallën e Kuvendit. Që të dy në një moment ishin ulur në ulëset kah pjesa e opozitës. Lidhur me këtë situatë, Periskopi kontaktoi njërin prej tyre dhe morëm një përgjigje…

Eman Rrahmani në një deklaratë për Periskopin sqaroi se zhvendosja e tyre në ulëse tjera ishte e rastit.

”Jemi ulë gjatë pauzës kur jemi kthy, për mos me i pengu kolegët tjerë. Ka qenë një votim aty dhe në çdo seancë ulet kushdo që mundet. Nuk është që i kemi ndërru ulëset. E pashë portalet që e keni shpërnda, s’ka të bëjë asgjë veçse është më afër derës. Është praktikë e vazhdueshme e krejt deputetëve. Aty ulen nga gjitha partitë.’’, sqaroi Rrahmani për Periskopin.

Kujtojmë që Rrahmani është një nga deputetët e Vetëvendosjes që po i del kundër partisë në shumë procese. Së fundmi është rasti me grevën, gjë për çka ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.\

Ja top 5 deklaratat e Rrahmanit që shpërfaqin edhe debatin e brendshëm të VV’së rreth Kodit Civil dhe çështje të tjera organizative partiake:

1.Për mu si proces ka qenë me disa mangësi, por rezultati është ai që ka dalë. Është edhe e pritshme edhe e arsyeshme që të kemi një kryetar të Lvëizjes Vetëvendosje edhe kryeministrin Albin Kurti.

2.Kam qenë anëtar i kryesisë së qendrës së Prishtinës, për mu mjafton që kontributin tem me jep prej Kuvendit. Angazhimin tim në qendrën e Prishtnës e kam jap me aq sa kam mundur ta jap. E kam pa se nuk kam ma shumë çka me dhanë.

3.Unë personalisht kam vërejtjet e mia lidhur me nivelin e organizimit dhe mungesën e një farë tolerance ndaj atyre që kanë vendosë me qenë kandidatë. Tuj i pa disa prej kandidatëve që kanë qenë, nuk besoj që ka pasë arsye të gjithë me i largu prej garës. Ka qenë kryesia e Vetëvendosjes që jep ose refuzon kandidimin. Tash aty diskutimet që janë brenda Vetëvendosjes.

4.Pa një vendim të Komisionit Diciplinor, mendoj që është e keqe ti ndalohet një kandidati me kandidu, përvec një fakti nëse ka qenë në kundërshtim me organizatën. Besoj që kjo do të jetë njëra prej mangësive që do ta përcjell Vetëvendosjen në nivelin lokal.

5.A iu është kërku për në të ardhmen që me e mbështet, nuk mundem me folë rreth kësaj çështje, nuk e di, por nuk është standardi që është ndjek që kushdo që nuk e ka votu Kodin Civil nuk mundet me u zgjedhë kryetar i ni qendrës. A kemi pasë debate të brendshme (për Kodin Civil, sqarimi jonë)  kemi pasë jashtëzakonisht shumë kemi pasë, por kanë qenë edhe debate publike në ato që kemi deklaru në Kuvend. A kanë ndryshu raportet brenda, po ka deputetë që kanë ndryshu raportet prej kur ka qenë në Kuvend Kodi Civil. Ne kemi kërku me u largu dy nenet edhe mos me mbetë peng Kodi Civil që ne kemi thënë se nuk do ta gjejnë mbështetjen tonë. Në bazë të informacioneve që kam kur është inicu ky ligj në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kanë qenë këto dy nene, por janë sjell prej këshilltarëve të kryeministrit gjatë procesimit në qeveri dhe ka ardhë në Kuvend me ato dy nene, por dihet që ai Kod do t’vjen shumë shpejt në Kuvend por përgjigja ime me ato dy nene do t’jetë e njëjtë./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: