Emrat: Identifikohen viktimat në Vlorë, nipi vrau xhaxhain dhe pastaj veten

Emrat: Identifikohen viktimat në Vlorë, nipi vrau xhaxhain dhe pastaj veten

Identifikohen viktimat e krimit të dyfishtë brenda familjes në Vlorë.

Mësohet se nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.

Më pas, 39-vjeçari ka vrarë edhe veten me po të njëjtën armë gjahu, e cila është sekuestruar nga policia. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku dyshohet se xhaxha e nip kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, duke çuar deri në vrasje.

Shpërndaje në: