Emri i Hashim Thaçit përplasë Albin Kurtin me Tahirin: Ndërhynë Konjufca dhe krejt Kuvendi

Emri i Hashim Thaçit përplasë Albin Kurtin me Tahirin: Ndërhynë Konjufca dhe krejt Kuvendi

Replika të ashpra ka pasur mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të deputetëve të PDK-së Abelard Tahiri. Gjate replikave mes tyre, kane nderhyre me ze, pothuajse shumica e deputeteve te Kuvendit.

“Kisha dashtë me qenë çlirimtar, por je viktimë. Komplekset tua nuk mundesh me i shëru. Hashim Thaçi ka qenë luftëtar, jeto me këtë, ka me të mundu, por nuk ke cka bën”, ka thënë Tahiri.

“Ti je duke e vazhdu një dialog dhe po e respekton një marrëveshje që është arritë para 6 viteve. Mos u zbraps nga ky vendim, qëndro dhe mos u zbraps prej këtij vendimi”, ka thënë Tahiri, përcjell Periksopi.

“Në shtetndërtimin tonë demokratik, problema që është instaluar në raport me UÇK-në është se është lënë jasht deklaratës së pavarësisë”, ka thënë Kurti.

Në këtë debat, ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Ndarja e asaj që n aka ndodhë gjatë luftës me viktima të pavlera dhe luftëtarë me shumë vlera, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë në gojën e deputetëve të Kosovës, të asnjë deputeti. Natyrisht, që kemi qenë edhe viktima të Millosheviqit dhe në Kosovë ka mijëra viktima të Millosheviqit që nuk kanë zgjedhë me i përjetu ato. Duhet me ditë që secili e ka vendin e vet. Ky ishte një gabim i madh që e bane, të lutem mos e përsërit më, së paku në Kuvend”, ka thënë Konjufca, përcjell Periskopi.

Ndaj kësaj, sërish ka reaguar deputeti Tahiri.

“Unë ndihem keq edhe për kryeministrin tonë që ka qenë viktimë e atij regjimi. Ka qenë i burgosur dhe nuk gëzohet askush, mos na moralizoni. Unë kisha dashtë që ky të jetë luftëtar i lirisë, nuk po e keqpërdori, sikur një i ri si 16 vjecar kam protest edhe për lirimin e Kurtit. Prandaj nuk e keqpërdori, mos na moralizo, është e padrejtë me i dhanë drejtim tjetër një deklarate të tillë”, ka thënë Tahiri.

Ka ndërhyrë prapë kryeministri Kurti:

“E kam të qartë se po përpiqeni të përcani, por nuk mundo të përçahet populli. Nuk mund ta ndani popullin në luftëtar të paepur dhe luftëtarë. A ka qenë Adem Demçai UÇK? A kam qenë UÇK, pyete Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën. Pyeti këta dy dhe të tregojnë. Pushoni me idenë e përcarjes dhe ndarjes”, ka thënë Kurti. /Periskopi

 

Shpërndaje në: