Facebook duhet të fshijë komente nëse policia ia kërkon

Facebook duhet të fshijë komente nëse policia ia kërkon

Facebook mund të urdhërohet nga policia për të fshirë përmbajtjet ilegale në mbarë botën tha Gjykata e Lartë Evropiane ditën e Enjte, një vendim i cili sipas avokatëve të të drejtave të njeriut mund ti lejojë regjimet autoritare të heshtin kritikët.

Vendimi erdhi një javë pasi e njëjta gjykatë tha se Google nuk është e detyruar të aplikojë ligjin e “të drejtës për tu harruar” globalisht dhe fituar lëvdatat e shumë mbrojtësve të lirisë së shprehjes.

Gjykata e Bashkimit Evropian tha se rrjetet sociale si Facebook duhet tu përgjigjen kërkesave për të eliminuar përmbajtje globalisht sipas rrethanave të caktuara.

Facebook foli ashpër ndaj vendimit duke thënë se nuk është detyra e platformave të rrjeteve sociale për të monitoruar, interpretuar dhe fshirë përmbajtje të cilat konsideron ilegale nga një vend i caktuar.

Komisioni Evropian tha se vendimi ishte i kufizuar vetëm për rastet që paraqiten në gjykatë dhe nuk përbën shqetësim pavarësisht nëse një përmbajtje raportohet nga përdoruesit si e jashtëligjshme.

Facebook e gjeti veten në këtë mesele pasi kryetarja e grupit parlamentar të “Greens” në Austri paditi kompaninë në gjykatën Austriake duke i kërkuar të fshijë një koment postuar nga një përdorues për të cilin tha se i prek nderin e saj.

Gjykata Austriake kërkoi ndihmë nga Gjykata Evropiane.

 

 

 

 

Shpërndaje në: